Deputeti i PS, Erion Braçe ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha në lidhje me atë që po diskutohet për arritjen e një marrëveshje. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe thotë se Basha ka gënjyer të gjithë dhe tani gënjështrat i janë kthyer në hall. Braçe thotë se kreu i PD, ka gënjyer në mënyrë të veçantë aleatët duke i lënë ata jashtë procedurave zgjedhore. Deputeti socialist thotë zbulon gjithashtu se Bash aka gënjyer edhe për datën e zgjedhjeve pasi në të dyja paktet nuk ka asnje rresht per shtyrjen e zgjedhjeve.

Reagimi i Erion Braçes ne FB

LYLZIM, I KE GENJYER TE GJITHE; GENJESHTRAT TE JANE KTHYER NE HALL! JANE HALLET E TUA AMA, JO TONAT! Per shkak te Lylzim Bashes, ne kete vend, genjeshtra konsiderohet si normalitet, mund te thuhet pa teklif e per pasojat qe vijne prej saj, detyrimisht duhet te angazhohen te tjere per te gjetur zgjidhje. Ja pershembull; I ka genjyer te gjithe ne partine e tij dhe nder aleate, per paketen Mc’Allister dhe paketen Rama te leshimeve ndaj tij; Per ta bere me te besueshme genjeshtren, i peshtyu te dyja paketat fort sa si mbeti pika e lengut ne trup. Tani ka nxjerre llapen e po i lepin po aq fort sa po permbytet ne ujra dhe po e ze igrasia.

I do te dyja bashke tani, por me genjeshtrat e tij brenda ne dokumente edhe pse ato nuk egzistojne kund. I genjeu te gjithe per Daten e Zgjedhjeve, ne partine e tij dhe nder aleate; I mbajti jashe procedurave kushtetuese zgjedhore, nuk i la te rregjistroheshin, nuk i la te organizoheshin e beheshin gati per zgjedhje deri tani ne fund, i nxorri jashte afateve, duke i genjyer per daten e zgjedhjeve, nderkohe vete ka tre muaj qe ben fushate elektorale. Ne te dyja paketat, nuk ka asnje rresht per shtyrjen e zgjedhjeve. Nderkohe, ne cdo takim, PS ka patur qendrimin e qarte e te vendosur, per te respektuar afatin kushtetues te zgjedhjeve, percaktuar me dekret te pandryshueshem te Presidentit te tyre Bujar Nishani.

I ka genjyer te gjithe, vecanerisht aleatet per koalicionet, futjen e krereve te partive aleate ne listen e PD, nderkohe qe secili prej tyre ka pretendimin te jete me i madh se 1 dhe po ja perplas ne fytyre kete; I mbajti edhe per kete jashte procedurave zgjedhore, qellimisht e dogji afatin e regjistrimit te koalicioneve deri sa loja nisi me regullat ne fuqi e te pandryshueshme kur nje pale eshte ne fushe, ne zgjedhje dhe pa koalicion. Tani genjeshtrat e tij i jane kthyer ne hall! Jane hallet e tij. Ne nuk mund te zgjidhim hallet qe budallai i Tiranes i krijon me qef pas cdo genjeshtre qe ju thote te gjitheve me po kaq qef!

Artikulli paraprakTRE MJEKË PROCEDOHEN PËR VDEKJEN E ADOLESHENTES NË SPITAL
Artikulli tjetërZORAN ZAEV NË PRESIDENCË PËR TË MARRË MANDATIN