Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit, Edi Rama.

Braimllari shkruan se qeveria e Edi Ramës, fokusin nuk e ka te shërbimi ndaj qytetarëve, por tek hajdutëria.

Ish-deputeti i LSI-së thotë se shqiptarët e kanë humbur shpresën, duke bërë që ata ta shohin të ardhmen larg kufijve të Shqipërisë.

Statusi i Braimllarit:

Shqiperia renditet e para ne bote per kerkesat per azil duke ja kaluar dhe Sirise.

Kjo eshte politika kriminale e Edi Rames ku largimi masiv i te rinjve dhe qytetareve sot eshte semundja me e madhe e vendit.

Edi Rama dhe qeveria e tij fokusin kryesor e kane tek hajduteria dhe jo tek sherbimi qytetar.

Edi Rama gjate qeverisjes se tij ka shpopulluar vendin sepse politika e tij ka varferuar qytetaret ka humbur shpresen dhe besimin tek te rinjte.

Pasiguria publike, varferia, mungesa e vendeve te punes, shkaterrimi i biznesit te vogel, perqendrimin e ekonomise ne duart e oligarkise i kane bere qytetaret qe sot shpresen dhe te ardhmen ta shohin larg kufijve te Shqiperise. Ka vetem nje rruge, largimin e Edi Rames dhe qeverise se tij te hajduterise qe te çlirohet ekonomia dhe te kthehet prosperiteri ne vend

Artikulli paraprakAUSTRIA 200 MIJË EURO NDIHMË SHQIPËRISË PËR TËRMETIN: BE DUHET TË HAPË NEGOCIATAT
Artikulli tjetërMETA PRET AMBASADORIN E RI KROAT: KA ENDE POTENCIAL TË PASHFRYTËZUAR SA I PËRKET SHKËMBIMEVE TREGTARE