Vllaznia do të udhëtojë ditën e premte drejt Ballshit, ku do të përballet me Bylisin në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Superiore. Në prag të kësaj sfide, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç, doli në konferencën e zakonshme për shtyp, teksa tha se pavarësisht se me Bylisin është një ndeshje e vështirë, Vllaznia kërkon fitoren.
Brdariç u shpreh i keqardhur edhe për mungesat gjatë këtij sezoni, teksa foli edhe për Ardit Krymin, që sipas tij është një pikë kryesore e Vllaznisë.
Ndeshja mes Bylisit dhe Vllaznisë do të luhet ditën e premte, duke nisur nga ora 13:30 në Ballsh dhe do të jetë e vlefshme për javën e 15-të në Superiore.