Nga Specialistë për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve , u arrestua në flagrancë shtetasi Rrok Rrotani, 50 vjeç, banues në fshatin Rranxa Bushat Shkodër, për veprat penale, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuhetisë dhe sportive”. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve së bashku me Efektivat e Komisariatit Të Policisë Vau Dejës bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit të sipërpërmëndur, ku gjatë kontrrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: -1 (një) armë zjarri automatik model 56 -1 (një) armë gjahu (pa leje) -706 (shtaëqind e gjashtë) fishekë -1100 (një mijë e një qind) kapsolla -4 (katër) qese me barut -4 (katër) qese me saçme Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të parashikuar nga nenet 278/5 e 280 i Kodit Penal.

2-Nga Specialistë të Seksionit të Policisë Rrugore Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi Emrah Hebovija, 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale, “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar mjetin veturë tip i pajisur me leje drejtimi te klasit ‘B’, duke udhëtuar në aksin rrugor Parrucë- Xhabije ka përplasur shtetasen me iniciale A.M, 39 vjeç, banuese në Shkodër, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakFESTA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE DHE DITA OLIMPIKE NË SHKODËR
Artikulli tjetërRIORGANIZOHET GRUPIMI “DHJETOR ‘90”: EDHE PD PËRGJEGJËSE