Policia britanike ka ndaluar 11 emigrantë shqiptarë, pasi u futën ilegalisht.

Shqiptarët, 3 nga të cilët nën moshën 18-vjeç u futën në Britani nga Belgjika duke u fshehur në një kamion mallrash. Por plani nuk shkoi sipas parashikimeve deri në fund, pasi u arrestuan sapo zbritën në tokën britanike. Tre të rinjtë shqiptarë nën 18 vjeç u dërguan në institucionet e shërbimeve të kujdesit social, ndërsa një është arrestuar, pasi ishte me precedent penal. Tre adoleshentët, së bashku me 8 të tjerët do të riatdhesohen në Shqipëri duke u akuzuar për kalimin të paligjshëm të kufirit. Autoritetet britanike kanë ndaluar edhe dy rumunë si të dyshuar për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve.

Artikulli paraprakBIE NGA SHKEMBI, VDES TURISTI FRANCEZ
Artikulli tjetërSHQIPTARI NË GJERMANI SHPËTON REFUGJATËT NGA ZJARRI, POR HUMB VETË GJITHÇKA