Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, i është përgjigjur qëndrimeve të Escobar i cili u shpreh qartë kundër futjes së trupave serbe në veri të Kosovës.

Brnabiç tha se me këtë qëndrim, Escobar ishte një tjetër politikan që është kundër rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Nëse mundem, një pyetje, nëse Rezoluta 1244 nuk është më e vlefshme (sepse juve nuk ju pëlqen, ndonëse askujt nuk i bëhet vonë) dhe nëse Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston (siç thotë [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti, dhe pasi ju nuk i dënoni deklaratat e tij, ju liderë të mëdhenj) dhe nëse Marrëveshja e Uashingtonit nuk është asgjë pos diçka e së kaluarës, dhe nëse Karta e OKB-së nuk vlen për Serbinë (sepse ju liderët besoni se nuk duhet), atëherë në bazë të cilës marrëveshje/rezolute/parimi duhet të veprojmë ne?” ka shkruar ajo.

Artikulli paraprakSHBA-JA DËRGON “ËNDRRËN E KEQE” TË RUSËVE NË UKRAINË
Artikulli tjetërARGJENTINA FINALISTE, STOLI DHE TIFOZERIA “BËHEN NJË”, KËNDOJNË DHE KËRCEJNË