Greqia ka 3 muaj kohë që të përforcojë kontrollet e kufijve të saj për të zbutu fluksin e emigrantëve që përdorin tokën helene si trampolinë për në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Ky është afati i dhënë nga Brukseli, i cili ka kaluar nga paralajmërimi drejt masave konkrete për Athinën, në të kundërt, Greqia do të përballet me masa që shkojnë deri në pezullimin e saj prej zonës Shengen.  Kërcënimi i BE-së mbërrin dy javë pas publikimit të një raporti që akuzonte Greqinë se ka shpërfillur detyrimet e saj dhe se, në ndërmarrjen e kontrolleve kufitare ka mangësi serioze, të cilat autoritetet greke duhet t’i kapërcejnë. Raporti i miratuar pas diskutimesh të gjata, përbën një hap kyç përpara, drejt shtrirjes së kontrolleve në kufijtë e disa prej vendeve anëtare të Shengenit për një periudhë gati dyvjeçare. Ai shënon praktikisht hapin e parë të 4 etapave të procesit të përgatitjes për aktivizimin e nenit 26 të kodit Shengen.

Artikulli paraprakENERGJIA ELEKTRIKE, BANORËT ANKOHEN NË FSHATIN KOPLIK I SIPËRM
Artikulli tjetërMYFTINIA SHKODËR PËRKUJTON IMAM HAFIZ HALIM HAJDARIN