Bavarezët kanë festuar këtë të shtunë marrjen e titullit, pasi siguruan fitoren në shtëpi në ndeshjen e fundit të sezonit.

Fitorja 3-1 ndaj Hannover është pasuar nga festimet për titullin e radhës të Bundesligës, ku Pep Guardiola ka marrë pjesë si triumfant në prag të lamtumirës. Robert Lewandowski u dha kampionëve kryesimin në fillim të ndeshjes, duke u bërë lojtari i parë që arrin kuotën e 30 golave në një sezon në Bundesligë, rekord që mbahej nga Dieter Muller i Koln në sezonin 1976-77. Mario Gotze, për të cilin përflitet gjithmonë e më shumë kalimi tek Liverpool, shënoi dy gola në secilën pjesë të ndeshjes. Guardiola pritet t’i japë fund zyrtarisht aventurës së tij gjermane fundjavën e ardhshme, pas takimit DFB-Pokal kundër Borussia Dotrmund.

Artikulli paraprakPREMIERA DIVISION NE SPANJE, BARCELONA SHPALLET KAMPIONE
Artikulli tjetërGAZETA HOLANDEZE: SHQIPËRIA FITON EVROPIANIN