“Është një sinjal i rëndësishëm për integrimin europian të të gjithë rajonit, që grupet parlamentare të koalicionit e hapën rrugën për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shprehet deputetja socialdemokrate, Nezahat Baradari në një deklaratë për Deutsche Wellen, pasi Bundestagu dha dritën e gjelbër për negociatat.

Por deputetja gjermane e vë theksin tek vazhdimi i reformave. “Të dyja vendet duhet tani të vazhdojnë pa ndryshuar përpjekjet për reforma. Së bashku me partnerët tanë europianë ne do ta ndjekim këtë proces në mënyrë intensive dhe në rast nevoje do të kërkojmë përpjekje të tjera”.

Grupimi më i madh politik gjerman, CDU- SCU dhe SPD votoi ‘PRO’ hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por, qëndrimi i tyre ka një seri konstatimesh dhe kushtesh, që Shqipëria duhet të plotësojë më pas.

Në fazën e parë është vënia në punë e Gjykatës Kushtetuesë dhe Gjykatës së lartë dhe Reforma Zgjedhore, në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Për të vijuar me 7 kushte të tjera në fazën e dytë. Theksi vihet tek ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, marrja një vendimi nga Gjykata Kushtetuese dhe tek procedimi penal për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kaluan procesin e Vettingut.

Artikulli paraprakTURIZMI, NË GUSHT NA VIZITUAN 1.55 MILIONË TË HUAJ, BIEN POLAKËT, IKIN EDHE SHQIPTARËT
Artikulli tjetërNDRYSHIMET NË KODIN PENAL/ BURG PËR NDOTËSIT, NDËRHYRJEN NË JETËN PRIVATE, BRAKTISJEN E KAFSHËVE…NË KËTË DATË HYJNË NË FUQI