Burg per 17 vjecaret te akuzuar per plagosjen me pasoje vdekjen e 22 vjecarit Hermes Beqiri , ngjarje e ndodhur mbremjen e se shtunes ne lagjen “Guerrile”.

Seanca gjyqësore e kryesuar nga Besmir Stroga dhe me prokurore Shqiponja Mille, u zhvillua me dyer të mbyllura per vete faktin se te akuzuarit jane te mitur. Ndresa mesohet se Elvis Hoxha dhe bashkëpunëtori i tij Ditmir Harifi nuk kanë pranuar të flasin përpara trupës gjykuese. Madje sipas avokatit te tyre mbrojtes Anton Kosteri ato nuk kane pranuar as autoresine e krimit. Organi i akuzës ka paraqitur provat e grumbulluara në vendngjarje dhe bazuar mbi faktet e gjetura, kërkoi për dy të miturit masën “Arrest me burg”.

Ndërkohë avokati mbrojtës Kosteri kërkoi një masë më të butë për shkak të kompleksitetit të çeshtjes, por kërkesa e tij u rrëzua nga trupa gjykuese, e cila vendosi ti mbajë në qeli dy 17 vjeçarët. Më pas po me dyer të mbyllura u zhvillua edhe gjyqi ndaj Bekim Turishtës, të akuzuar për moskallëzim krimi, i cili u la në “Arrest shtepie”.

Ai mësohet se ka deklaruar përmes avokatit të tij se nuk kishte per qellim te kryente nje veper penale por ai ishte i tronditur dhe ne panik pasi ne pak minuta para syve te tij u vra miku i tij i ngushte, ndersa ishte me fat qe shpetoi dhe ai pa qene viktime ne ngjarje. 22 vjeçari Hermes Beqiri u qëllua me automatik në një lokal, pas një konflikti të çastit me Elvis Hoxhen dhe ndonëse ju dha ndihma e specializuar në spitalin e Shkodres, e më pas në Tiranë, ai nuk arriti ti mbijetojë plageve të marra, ku humbi jeten pa kaluar 24 ore nga ngjarja . Policia e Shkodres i arrestoi dy 17 vjeçarët vetëm 3 orë pas ngjarjes, të fshehur në një banesë në ndërtim e sipër në fshatin Golem , ku kishin me vete edhe armën e krimit.

Artikulli paraprakKAPEN ME HEROINË DY SHTETAS NË SHKODËR
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË AKSIN SHKODËR – KOPLIK