Burgoset i riu shqiptar, drejtonte fabrikën e kanabisit

Një emigrant ilegal nga Shqipëria është burgosur nga autoritetetet angleze.Shqiptari është burgosur pasi akuzohet për drejtimin e një fabrike me kanabis në Bideford. Sipas mediave britanike shqiptari i burgosur për këtë akuzë është Durim Salliu 23-vjeç, i cili ka mbërritur në mënyrë ilegale duke u fshehur në një kamion.Sapo ka mbërritur në shtetin anglez, ai ka bashkëpunuar me një bandë, e cila i ka siguruar ushqim, para dhe strehim, shkruan një nga mediat britanike si devon live.com Ai u dërgua në një njësi industriale në Nutaberry Yard, East-the-Water, i pajisur me një kuti të madhe ushqimi, ku për detyre kishte që të kujdesej për rritjen e kanabisit.Salliu ka banuar në një banesë në katin e sipërm për 3 javë radhazi, ndërsa në pamje të jashtme godina ngjasonte me një biznes si riparim automjetesh. Ai kishte jetuar vetëm në një banesë në katin e sipërm prej tre javësh kur policia e bastisi, ndërsa nga jashtë godina ngjante si një biznes riparimi automjetesh. Pjesa e bandës në të cilën i riu shqiptar ishte bashkuar i kishin premtuar 1000 mijë paund plus 500 të tjera për shpenzime, por në fund nuk mori asgjë. “Ju erdhët në këto brigje për shkak se besonit se punësimi ishte i lehtë për t’u gjetur, por nuk gjetët punë ose strehim dhe ishit të pastrehë dhe pa para. Ju takuat një grup të shqiptarëve dhe në këmbim të premtimit të parave dhe ushqimit ju u dërguan në Bideford dhe iu udhëzuan të kujdeseshit dhe të kenë një operacion shumë të rëndësishëm dhe veçanërisht profesional të rritjes së kanabisit. Ose gjatë ose pas përfundimit të dënimit ju do të dëboheni në Shqipëri”, i ka thënë gjyqtari të riut shqiptar, i akuzuar për drejtim të një fabrike kanabisi.

Artikulli paraprakDONALD LU SHKON ME URGJENCË TEK AMBASADA ITALIANE
Artikulli tjetërPD BOJKOT KOMISIONEVE PARLAMENTARE DERI NË VOTIMIN E KËRKESËS SË PROKURORISË