Shefi i higjenës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, Burim Gjyli, shprehet se të gjitha zonat e përmbytura nuk duhet të përdorin ujin e ujsjëllisit në mënyrë kategorike.

Që nga Dajçi, Ana e Malit, lagjet e përmbytura në periferi të qytetit, në Livade e me gjerë nuk duhet të konsumojnë ujin, minimalisht pa e zier fillimisht, e megjithatë këshillohet të konsumohet ujë i blerë ose që shpërndahet me bote nga ujsjellësi.

Furnizimi në qytet ka hasur disa problematika këtë paradite, e megjithatë tashmë situata i është kthyer normalitetit.

Gjyli bën apel për kujdes të shtuar, pasi në rast të infeksioneve situata mund të agravohet. Megjithatë, aktualisht nuk është shfaqur asnjë rast i ngjashëm.

Artikulli paraprakBLLOKOHET AKSI RRANXA-MALI I JUSHIT
Artikulli tjetërQEVERIA NUK SHPALL EMERGJENCËN NË SHKODËR, MESI: DO SHTOJMË FORCAT DHE NDIHMAT