Kryeqyteti u vu në alarm prej orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, pasi një burrë dhe një grua hipën në vinçin pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë dhe kërcënuan se do të hidhen.

Burimet nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, të cilët kërkuan të bisedojnë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe Ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilët nisën bisedime për të bindur çiftin të zbresë nga vinçi.

Në vendngjarje mbërritën dhe këshilltarja e MAS dhe një përfaqësuese e Bashkisë. Gjatë negociatave, policisë i është bërë e ditur se kërkojnë marrjen e dëmshpërblimit edhe për vitet e burgut.Ndërkohë është shoqëruar në komisariat roja i kantierit. U deshën dy orë negociata me çiftin që të mund ta bindin të zbresë nga vinçi. Rreth orës 09:30 burrë e grua u ulën në tokë. Tashmë po bëhet e zakonshme që të zgjidhen me kërcënime për tu hedhur nga vinçi të gjitha problemet.

Artikulli paraprakÇFARË DO TË NDODHË ME TAHIRIN? MBLIDHET GRUPI I PS-SË
Artikulli tjetërHOMAZHE NË NDERIM TË ALBANOLOGUT ROBERT ELSIE