Burri shqiptar tenton të përdhunojë dy turiste angleze

Në ishullin grek Rodos, një shqiptar tentoi të përdhunonte dy turiste. Shqiptari 44-vjeçar doli sot përpara prokurorisë së Rodosit pasi u arrestua në lagjen Kremasti nga forcat e policisë pas denoncimit që bënë dy vajzat angleze, raportojnë sot mediat lokale. Dy vajzat që po pushonin në Rodos, po ecnin afër urrës në Kremasti, kur 44-vjeçari iu afrua dhe u mundua t’i ndalonte. Ato reaguan duke hedhur gurë ndaj shqiptarit dhe e larguan, por ai u rikthye me makinën e tij dhe këtë herë ushtroi dhunë ndaj tyre. Sipas dëshmisë së dy vajzave angleze, ato ia arritën të largoheshin duke vrapuar dhe i dhanë të dhënat e makinës së tij forcave të policisë, të cilët filluan menjëherë kërkimin dhe nuk vonuan ta gjenin 44-vjeçarin dhe ta arrestonin

Artikulli paraprakKAMIONI QË THEU MURIN ‘RIKTHEHET’ TE AMBASADA GJERMANE
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË PD, NIS MBLEDHJA E KRYESISË PËR KANDIDATURAT