Partia Demokratike do t’i rikthehet shumë shpejt protestave me qëllimin e vetëm për largimin e qeverisë. Këtë konfirmim e dha sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi pas një takimi me struktura dhe simpatizantë të PD në Bushat të Bashkisë Vau Dejës

Sekretari Bardhi iu rikthye edhe akuzave për kryebashkiakun e Vau Dejësit Mark Babani

PD ka gati disa propozime të saj për reformën zgjedhore ndërsa PS sipas sekretarit demokrat Bardhi po e vonon qëllimisht këtë proces

Dyshimet për institucionet e reja të drejtësisë si Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion janë të mëdha duke qenë se prokurorët kanë një të kaluar të errët apo lidhje të ngushta me qeverinë.

Sekretari i PD Gazmend Bardhi përveçse takimit në Bushat më përpara zhvilloi një takim të ngjashëm edhe në Vau Dejës duke përmbyllur kështu momentalisht disa takime të njëpashme në bashkitë më të vogla të qarkut Shkodër.

Artikulli paraprakKONF. E SINDIKATËS: PUNONJËSIT PROBLEME TË SHUMTA
Artikulli tjetërSPITALI NË LAÇ, QYTETARËT: TË RINDËRTOHET SA MË SHPEJT