Njihej nga gërmime të pakta në fund të viteve 80, por vetëm këtë vit është vendosur të ndërhyhet për të nxjerr në dritë një vendbanim antik.

Daton në shekujt III dhe II para erës sonë, ndërsa fillimisht është ndërhyrë në portën hyrëse. Ndodhet në Bushat, pjesë e Bashkisë Vau Dejës. Bëhet fjalë për një vendbanim akoma të panjohur, ndërsa në vijim mund të jetë një pikë strategjike turizmi për Qarkun e Shkodrës.

Pjesë e misionit të titulluar “Shkodra” është edhe Universiteti i Varshavës dhe profesori Piotr Dyczek. Ky i fundit shprehet se kemi të bëjmë me një qytet të panjohur, të cilin shpresojmë t’a identifikojmë më vonë.

Për drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Majlinda Laçaj, ky projekt i jep zhvillim të mëtejshëm historisë.

Ky vendbanim i hershëm synon të rikthej vëmendjen në zbulime të reja arkeologjike, të cilët vërtetojnë qytetërimin në këto vise. Është vetëm fillimi i punimeve në një sipërfaqe që mendohet të jetë nga 15 deri në 20 hektarë.

Artikulli paraprakPASURIA/ SHPËRTHEN NARD NDOKA: SHIFRAT TË PAVËRTETA, PO MË FUSNI NË SHERR EDHE ME DJEMTË
Artikulli tjetërM.MADHE, ZJARRFIKËSIT NË SFIDË ME ZJARRET