Reparti i Shërbimit Zjarrfikës është në gatishmëri për cdo lloj situate që mund të ndodhe në territorin e bashkisë Shkodër.

Në fokusin e punës së tyre do të jenë zonat turistike dhe ato të mbrojtura.

Sipas drejtorit të emergjencave civile në Bashkinë Shkodër Ridvan Bushati në këto pika është menduar që të vendosen vrojtuesa me pagesë të cilët për cdo rënie zjarri do të njoftojnë shërbim zjarrfikës.

Kapaciteti i trupave operacionale që ky repart ka në dispozicion është tepër i ulët. Bëhët fjalë për 28 zjarrfikës të cilëve i duhet që të përballojnë cdo operacion në të gjithë territorin e Bashkisë.

Sa i takon mjeteve ato janë në gjendje të mirë teknike thotë Bushati.Brenda pak ditësh pritet që këtij reparti ti shtohet nje tjetër mjet si donacion nga Skocia

Ky shërbim pritet që të vendoset në Velipojë, në mënyrë që të rritet efektshmëria e ekipeve në rastet e shfaqjes së vatrave të zjarrit. Kjo vjen në vlerësim të rrezikut që ka kjo zonë për t’u përfshirë nga zjarret.

Temperaturat aktuale janë shumë të larta duke shtuar rrezikun për zjarre, ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes thotë Bushati

 

Artikulli paraprakTREGTARËT: DO I SHESIM PULAT TE BASHKIA
Artikulli tjetërDËMTIMI I RRJETIT TË NDRIÇIMIT, NDËRHYN BASHKIA