Kryetari i FRPD Arvid Bushati e quan një formë intimidimi procedimin në gjendje të lirë nga policia vendore e Shkodrës për protestën e zhvilluar ndaj kryeministrit Rama në Shkodër në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Malit të Zi.

Kreu i FRPD Bushati e quan edhe një presion procedimin nga ana e policisë vendore të Shkodrës.

Nga ana tjetër shprehet se policia nuk duhet t’i bllokonte ata sepse nuk ishte një protestë që po zhvillonin por thjeshtë një marshim duke tentuar që të shkojnë përballë kryeministrit Rama.

Grupi i të rinjve demokrat të Shkodrës u bllokuan nga policia vendore e Shkodrës pak minuta përpara se kryeministri Rama të zhvillonte me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviç Forumin e Hapur për biznesin.

Arvid Bushati është proceduar edhe disa herë të tjera duke u gjobitur nga gjykata për protestat që bën sa herë vjen kryeministri Rama në Shkodër.

 

Artikulli paraprakNDRYSHON MËNYRA E KOMISIONIMIT TË KEMPEVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA ENDE ASNJE LEVIZJE, EKIPI ME PUSHIME