“Në fushë për të fituar, ky është objektivi ynë i vetëm”,- deklaroi trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi në daljen e tij publike në vigjilje të ndeshjes zyrtare eleminatore me Sllovakinë në 23 mars në “Selman Stërmasi”.

Përpara gazetarëve, trajneri Bushi ka paraqitur edhe listën e lojtarëve që ka grumbulluar, listë e cila ka qenë e kondicionuar jo pak nga dëmtimet e shumta, në një kohë që trajneri beson tek kjo skuadër.

Sa i përket lojtarëve që janë thirrur nga Panucci për ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë, Bushi është i lumtur që po arrin që të ushqejë ekipin e parë të Shqipërisë me elemente nga skuadra e tij.

Ndërsa pjesë e futbollistëve të ftuar për në ndeshjen eleminatore janë edhe portiere i Vllanzisë Alen Sherri si edhe mbrojtësi Ardit Kyrmi që do të aktivizohen më ekipin kombëtarë U-21.

Artikulli paraprak“MEGA OPERACIONI” POLICIA JEP DETAJE
Artikulli tjetërEROZIONI NË DARDHË, PRENÇI: GATI PLANI