Të udhëtosh brenda ditës për të shkuar nga Shkodra në Ballsh për të zhvilluar një ndeshje futbolli është tejet e vështirë dhe e dëmton shumë ekipin e Vllaznisë.

Kështu deklaron Albana Hasani, pjesë e stafit teknik të kuqebluve në prag të përballjes Bylis-Vllaznia. Hasani bën edhe një batutë me futbollistin Shtubina duke ironizuar me mospagesën e futbollistëve për thuajse 3 muaj. Transferta e Vllaznisë me Bylisin është tejet delicate dhe vendos shumë për të ardhmen për të dy skuadrat sa i përket luftës për mbijetesë. Një fitore apo barazim do ndihmonte shkodranët ndërsa humbja rikthehen shpresën për ballshiotët ndërsa prish llogaritë në kampin kuqeblu.