Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komentioi deklaratat e misionit të OSBE/ ODIHR-it dhe sot, 1 ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se mesazhi i ODIHR-it sot ishte i qartë, zgjedhjet janë nul.

Oerd Bylykbashi: Mosrespektimi i standardeve për zgjedhje dmeokratike detyroi opozitën të marrë vendimin për të mos u futur në zgjedhjet e 30 qershorit, dekretuar dhe më pas anuluar nga Presidenti.

Zgjedhjet kanë më shumë rëndësi për zgjedhësit. Këtë e deklaroi sot OSBE/ ODIHR dhe këtë ka deklaruar edhe PSD kur jemmi përpjektur për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

ODIHR i tha shqiptarëve se në 30 qershor nuk pati zgjedhje, ku zgjedhësit shqiptarë të kishin mundësi të bënin zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të ketë mundësi për ata që i përfaqësojnë.

Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR deklaroi se pa ekuivok se e vetmja gjykatë për të shqyrtuar dekretet e Presidentit për zgjedhje është Gjykata Kushtetuese.

Kapja e plotë e KQZ-së dhe e gjithë komisioneve zgjedhore nga PS, refuzimi i të drejtave të partive opozitare për të patur anëtarët e tyre në komisione sipas ODIHR dhunoi kodin zgjedhor dhe dhe qëllimin e kodit për të siguruar balancimin politik të Komisioneve zgjedhore me qëllim për të garantuar të drejtat bazë të zgjedhësve.

Kjo deklaratë e sotme bëri nul të gjitha përpjekjet e Ramës dhe orgnizimin e farsës së Ramës në 30 qershor.

Artikulli paraprakNJË DITË PAS ZGJEDHJEVE ADEMI TREGON SE ÇFARË DO NDODHE
Artikulli tjetërSHKODER,PËRFUNDON NUMËRIMI PËR KANDIDATIN VALDRIN PJETRI