“Çadra nuk bëri faj”. Prokuroria pushon hetimet

Duket se marrëveshja mes Edi Ramës dhe kreut demokrat, Lulzim Basha do të ndikojë edhe në hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës për dyshimet e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, pas vendosjes së çadrës së demokrateve për 90 ditë përpara Kryeministrise. Një burim i tha Top Channel se gjatë kësaj kohe prokurorët kanë kryer verifikimet përkatëse dhe po diskutojnë t’i mbyllin hetimet duke i pushuar. Argumenti kryesor i prokurorëve pritet të jetë mungesa e faktit penal. Bëhet fjalë për kallëzimin e depozituar nga policia e kryeqytetit në datën 18 shkurt, pikërisht ditën kur në bulevard u ngrit çadra e opozitës. Në të njëjtën ditë, Policia e Tiranës referoi në organin e akuzës për procedim penal, organizatorët e protestës Enno Bozdo dhe Arben Ristani. Sipas policisë, ata dyshoheshin për veprën e protestës së paligjshme pasi nuk ishin vënë në dijeni Drejtorinë e Policisë Tiranë për instalimin e çadrës. Pas 90 ditëve në bulevard, çadra u hoq prej andej me daten 18 maj.

Artikulli paraprakREKLAMAT FALAS, 10 TV LETËR NË KQZ AMA, OSBE-ODIHR
Artikulli tjetërSPAHIU SHPËRTHEN NDAJ BASHËS: PAZAR, THEU BESËN, KA NJË ORË AFAT