Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter dhe presidenti turk President Recep Tayyip Erdogan disktuan një ditë më parë për nevojën e shtimit të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve në fushatën pët të mposhtur Shtetin Islamik në Siri dhe në Irak.

Zoti Carter mbërriti të premten në Ankara, ku u takua me Erdogan dhe zyrtarë të lartë politikë dhe të mbrojtjes në vend. Udhëtimi i zotit Carter në Ankara, vjen ndërsa shqetësimi i Uashingtonit po rritet lidhur me tensionet në fushatën për të rimarrë kontrollin e Mosulit nga xhihadistët e Shtetit Islamik. Turqia do që të ketë një rol më të madh në betejën për qytetin e dytë më të madh të Irakut, por qeveria irakiane është kundër përfshirjes ushtarake turke dhe Shtetet e Bashkuara druhen se tensionet mes dy vendeve, mund të sabotojnë një marrëveshje që po i mban milicitë rivale sektare dhe etnike jashtë Mosulit.

Artikulli paraprakMAKSI-SULM KIBERNETIK, FAQET E INTERNETIT NË SHBA 2 ORË NË KAOS
Artikulli tjetërAKSIDENT I TMERRSHËM HEKURUDHOR, TË PAKTËN 53 TË VDEKUR E QINDRA TË PLAGOSUR