Shtetet e Bashkuara të Amerikës kujtojnë sot 20-vjetorin e tragjedisë më të madhe ndër dekada, rrëzimin e Kullave Binjake, që ndryshoi historinë njerëzore.

Në këtë ditë, mediet e huaja kanë publikuar pamje të rralla nga momenti katastrofik, ku i gjithë Nju Jorku u ‘pushtua’ nga tymi, pluhuri e dhimbja.

Vetëm 29 minuta pasi ishin rrëzuar dy Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në SHBA, fotoreporteri i “CBS News”, Mark LaGanga, kishte rrëmbyer kamerën dhe kishte shkuar në vendngjarje, duke filmuar gjithçka.

Nga 2977 viktima, 412 ishin punonjës të emergjencave, zjarrfikës, mjekë, infermierë dhe policë, që vrapuan drejt vendngjarjes për të ofruar ndihmën e parë.

Artikulli paraprakPD PUBLIKON VIDEON: RAMA PAZAR TË PISTË ME BOTËN E KRIMIT QË MENAXHON KUMARIN. KUR TA DËGJONI DUKE PREMTUAR HERË TJETËR, HIQJANI VIZËN!
Artikulli tjetërDOKUMENTET PËRGËNJESHTROJNË DENONCIMIN E PD-SË PËR FAMILJEN CAKONI/ RAMA: HIENA QË HANË MISHIN E NJERIUT NË NEVOJË DHE TË TRAUMATIZUAR