Shkolla Austriake “Peter Mahringer” festoi mbylljen e vitit shkollor, pwrmes njw aktiviteti artistik duke ju uruar suksese maturanteve.

Të pranishëm në këtë event ishin prindër nxënës, mësues si dhe përfaqësues të ministrisë së arsimit të Austrisë dhe Shqipërsisë të cilët shprehën përshëndetjet dhe urimet e tyre.

Ishin kenget dhe kërcimet të realizuara nga nxënësit e kësaj shkolle të cilat ja shtuan bukurine dhe emocionet kësaj mbremje.

Ndërkohë mësuesit dhanë çertifikata mirënjohje nxënësve më të mirë. Në fund u dhanë diploma dhe bursa për maturantët. Këtë vit u diplomuan gjithsej rreth 20 maturantë.

 

Artikulli paraprakLEZHË, PRANGA DY PERSONAVE NË KËRKIM
Artikulli tjetërMBRËMJE KULTURORE NGA “ROZAFA EXPRESSION”