Ish reparti ushtarak i Rrencit, pronë e ushtrise Shqiptare po vijon te shkaterrohet dite pas dite.Godinat e shkatërruara i ngjajnë një zone të sapo dalë nga lufta.

Reparti ushtarak I Rrencit u braktis pas trazirave te dhunshme te vitit 1997 për tu për tu përdorur në vitin 2010 si qender e përbashkët për strehimin e disa qindra familjeve banesat e të cilave u përmbytën nga reshjet dhe shkarkimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit.

Tashmë ndërtesat e ish repartit ushtarak të Rrencit janë thuajse të shkatërruara për shkak të braktisjes prej më shumë se 2 dekadash ndaj për shndërrimin e tyre në një qender rajonale të emergjencave kërkohen fonde të konsiderueshme.

Ishte data 31 janar e vitit 2017 kur në praninë e homologëve atë të Kosovës dhe Maqedonisë ish kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prenci deklaroi se brenda harkut kohor të 4 viteve në këtë repart do të ngrihet qëndra rajonale e emergjencave civile me një investim prej 50 milion eurosh

 

Por pas prezantimit të atij projekti ky repart jo vetem u la siç ishte pa mbrojtje, por po degradohet edhe me shume per shkak se vijon marrja e tullave nga muret mbrojtese dhe demtimi i mjedisit perreth me te gjitha format.

Kjo qender është menduar që të jetë multifunksionale dhe për herë të parë do të sjellë ndërhyrje të specializuara dhe me mjete që sot shtetet tona nuk i disponojn.

Nga projekti ambicioz, ky repart po shkon drejt shkaterrimit te pakthyeshem, e qe do te rriste koston e nderhyrjes per shtetin.

Artikulli paraprakOPERACION NË SHQIPËRI DHE ITALI, 17 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, PLAN PËR MBROJTJEN NGA ZJARRET