Në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore,

AKU ka evidentuar 4 subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme – pra nga kafshë të paregjistruar e identifikua, të cilat nuk i janë nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes (ishin pa vulë dhe certifikatë veterinare)

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar:

a. 190 kg mish vici të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Pando Strati” në Pogradec

b. 88 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Refije Kapri” në Pogradec

c. 20 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Dhimitër Bucuku” Pogradec

d. 10 kg mish derri të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Theodhor Rembeci” në Korçë

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 450.000 lekë, sekuestrim i 308 kg mish me destinacion asgjësimin.

Ndaj subjektit “Refije Kapri” u mor masë bllokim i menjëhershëm i aktivitetit përpos mungesës së plotë të dokumentacionit ushtronte aktivitetin në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Gjithashtu AKU është në vlerësim të materialeve edhe për kallëzim penal për veprën penale të parashikuar nga Neni 288/a I K.penal “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore”,

përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin,

dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Artikulli paraprakSAMITI INFORMAL NË DURRËS, HAHN: RAJONI DO NXISË RRITJEN EKONOMIKE DHE VENDET E PUNËS
Artikulli tjetërDEL EKSPERTIZA PSIKIKE: AUTORI I MASAKRËS SË SELENICËS, RITVAN ZYKAJ PA PROBLEME MENDORE