Pas tensioneve të ditëve të fundit në veri, mediat kosovare raportojnë se KFOR ka nisur transportimin e pajisjeve të rënda në rrugën që të dërgon në Mitrovicë.

Aktualisht, situata në komunat veriore ë paraqitet e qetë, por rrugët për në pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga kamionët e serbëve. E hëna është dita e dhjetë që kur në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës janë vendosur barrikadat, ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar gjatë tërë kohës në Mitrovicë, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in.

Sipas tij, KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga institucionet e Kosovës për heqjen e barrikadave.

Artikulli paraprakSI TA SHËRONI DHIMBJEN E KOKËS PA ILAÇE!
Artikulli tjetërKRIZA NË EVROPË, BE BISEDIME PËR TAVANIN E ÇMIMIT TË GAZIT, MACRON: JEMI AFËR …