Manchester City-Real Madrid dhe Atlrtico Madrid-Bayern Munchen janë sfidat e fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, prej nga do të dalin edhe dy finalistët e këtij sezoni të cilët do të luftojnë për trofeun me “veshë të gjatë”.

Shorti që u hodh paraditen e së premtes në Nyon të Zvicrës, lë të hapur mundësinë e një finaleje të njëjtë sikurse në vitin 2014 kur për herë të parë u përballen dy skuadra nga i njëjti qytet, Real-Ateltico. Megjithatë, Ronaldo do të rikthehet në Manchester dhe si një yll i United dhr do të bëjë të pamundurën për të eliminuar ish-kushërinjtë e urryer të Cityt. Ndërkohë, Guardiola mund të përballet me ekipin e ardhshëm të tij, Cityn, në rast se skuadra e tij aktuale dhe ajo angleze mund të kalojnë edhe këtë fazë. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 26 dhe 27 prill, ndërsa ato të kthimit më 3 dhe 4 maj. Europa League është njohur edhe me sfidat gjysmëfinaliste të këtij sezoni. Kampionët aktual të Sevillas do të lujnë përallë ukrainasve të Shakhtar, ndërsa Liverpool do të luajë ndaj Villareal. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 28 prill, ndërsa ato të kthimit më 5 maj. Finalja e madhe do të luhet në stadiumin “Jakob-Park” të Baselit të mërkurën e 18 majit.  Kujtojmë se Liverpool arriti të eliminojë skuadrën gjermane të Dortmund të enjtën mbrëma, ndërsa bashkë me Sevillan cilësohen si dy skuadrat favorite për të prekur finalen e Baselit.

Artikulli paraprakNJËSIA RRETHINA, SËRISH AKSION PËR PASTRIMIN E MBETURINAVE
Artikulli tjetërRRËZIMI I HELIKOPTERIT, DYSHOHET PËR GABIM NJERËZOR