SHQIPTARET E BASELMARRIN NJË BARAZIM 1-1 ME PORTO. Reali i Madridit i është afruar ndjeshëm kualifikimit për në fazën tjetër të Champions Leagues, pas fitores 2-0 ndaj Schalke në Gjermani. 

Për skuadrën e Ancelotti-t zgjidhja e ndeshjes vjen nga Cristiano Ronaldo, i cili jo vetëm shënoi golin e parë të takimit që është i 58-ti në 58 ndeshje me Realin në Champion League, por gjatë gjithë takimit ka treguar një formë shumë të mirë. Në pjesën e dytë gjermanët e Di Matteo-s reagojnë disi dhe i afrohen portës së Casillas, i cili ndihmohet për një moment nga traversa, por është Marcelo ai që vulos gjithçka duke shënuar një supergol në minutën e 79-të. Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja tjetër mes Baseli-t dhe Porto-s. Skuadra zvicerane e dy shqiptarëve Xhaka dhe Gashi ka arritur të kalojë e para në avantazh në minutën e 11-të me Gonzales, por në pjesën e dytë pësojnë një gol me një 11-metërsh duke shtyrë për në ndeshjen e kthimit çështjen e kualifikimit. 

Artikulli paraprakOSHEE, RRADHËT VAZHDOJNE
Artikulli tjetërQEVERIA NUK DËMSHPËRBLEN SHKODRËN PËR PËRMBYTJET