Çifti grek blen hashash në Shqipëri, arrestohet sapo kalon kufirin

Një çift të rinjsh grekë u kapën duke trafikuar një sasi lënde narkotike nga vendi ynë drejt Greqisë. Ata udhëtonin me makinë në momentin që u ndaluan në Kostur sapo kishin kaluar kufirin me Shqipërinë. Sipas informacioneve nga mediat greke, në bagazhin e makinës së tyre u gjetën 27 pako me peshë totale 28 kg kanabis. 30-vjeçari dhe 19-vjeçarja pranuan para policisë greke se e kishin marrë drogën në Shqipëri me qëllim për ta transportuar në Greqi. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar edhe destinacionin përfundimtar të lëndës narkotike.

Artikulli paraprakSHQIPTARI ME TË DASHURËN E TIJ KAPEN ME 50 KG “MARIA”.
Artikulli tjetërPËRDORET PËR HERË TË PARË MOVIOLA NË NDESHJE FUTBOLLI