Një shqiptar 33 vjeç, dhe një 22 vjeçare po shqiptare janë arrestuar sot nga Policia italiane në pikën doganore “San Pietro di Stabio” që lidh Italinë me Zvicrën.

Shqiptarët u kapën ndërsa po tentonin të kalonin një sasi të madhe droge të llojit kokainë, e cila u sekuestrua në Ticino.

Sipas mediave italiane, sasia e drogës u sekuestrua rreth orës 5.00 të mëngjesit e fshehur në një makinë me targa gjermane,

Zbulimi u bë pas një kontrolli të plotë të makinës
Droga ishte e ndarë në 17 pako me një peshë totale mbi 19 kg, dhe u zbulua nga qentë e drogës.

Lënda narkotike ishte fshehur në fundin e dyfishtë në pjesën e përparme të makinës.Sasia e drogës mendohet se kap vlerën e 2 milion eurove.

Artikulli paraprakU DEPORTUAN NGA FRANCA, HOLANDA DHE BELGJIKA, RIATDHESOHEN 36 SHQIPTARË
Artikulli tjetërSPIROPALI: NUK SHKOJMË NË ZGJEDHJE PA OPOZITËN