Një çift bashkëshortësh, kanë arritur që me anë të mashtrimit të vjedhin prona me vlerën e 500 mijë eurove.

Pas zbulimit të kësaj afere, çifti Çala besohet të jenë arratisur në Amerikë.
Ndaj shtetasve Bashkim dhe Fiqirete Çala janë bërë 7 kallëzime penale për të njëjtën akuzë.

Për këtë arsye, prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.
Kërkesa e Prokurorisë

1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Bashkim Çala, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane, i padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të renda i kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Fiqirete Çala, lindur dhe banues ne Tirane, i padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nen 143/3 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakGJENDET VARRI I KLEOPATRËS DHE MARK ANTONIT
Artikulli tjetërI GJENDET NË BANESË 30 KG KANABIS DHE DY ARMË PA LEJE, ARRESTOHET 26-VJEÇARI