Borana Bercana dhe Silvana Ndoci mes lotësh e një dhimbje të madhe janë përcjellë në banesën e fundit.

Familjarë, të afërm, miq dhe shoqëria kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish policit Borana Bercana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci.

Trupat e pajetë dolën nga banesa e familjes Bercana përballë shkollës së ndërtimit në Shkodër.

Në ceremoninë mortore morën pjesë vetëm disa efektiv policie me të cilët Boran Bercana kishte punuar në policinë vendore të Shkodrës deri para pak muajsh.

Ndërkohë munguan drejtuesit e policisë ashtu siç nuk ishte i pranishëm asnjë zyrtar i lartë i policisë së shtetit.

Momenti më prekës në ceremoninë mortore ishte nxjerrja e dy arkivolëve nga shtëpia e familjes Bercana. Të gjithë kanë përjetuar një dhimbje të madhe duke parë trupat e dy të rinjve që përcilleshin për në banesën e fundit.

Ishte tejet e vështirë për familjarët dhe të afërmit që në këtë ditë zie për ta të jepnin një mesazh qoftë për pjesën tjetër të shoqërisë por edhe strukturat policore.

Gjithsesi jashtë kamerave motra dhe vëllai i Silvana Ndocit kërkuan zbardhjen e plotë të vrasjes që i mori jetën Boran Bërcanës dhe 24 vjeçares.

Kërkojnë që drejtësia të shkojë në vend dhe të gjendet autorit apo autorët që qëlluan me 23 plumba mbi dy trupat e çiftit që bashkëjetonin, ngjarje që ndodhi brenda makinës në praninë e djalit dy vjeçar.

Vrasja e tyre tronditi mbarë opinionin ndërsa familjarët por edhe komshinjtë janë të shokuar nga çfarë ka ndodhur. Në Shkodër cilësohet si një prej ngjarjeve më të rënda të këtyre 28 viteve të fundit.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, “ JO BY PASS-IT NË HYRJE TË PALLATIT”
Artikulli tjetërSHKODËR, DETAJE TË REJA PËR VRASJEN E DYFISHTË