170 viktima dhe qindra të zhdukur, është ky bilanci tragjik provizor i regjistruar në 3 shtete të Afrikës jugore si pasojë e motit të keq.

Shira të rrëmbyeshëm dhe një erë e fortë ciklonare që arriti shpejtësinë deri në 170 km-h e ashtuquajtur “Idai” ka shkaktuar 30 të vdekur në Zimbabve dhe një numër të madh viktimash në Mozambik dhe Malaui.

Si pasojë e kësaj situate shkatërruan tërësisht shtëpitë, shkollat, spitalet dhe godinat e policisë. 17 mijë persona janë evakuuar ndërsa mbi 1,5 milionë banorë mbeten të bllokuar nga dëmtimi i rrugëve dhe i linjave elektrike apo telefonike.

Një tjetër tragjedi natyrore u përsërit gjatë fundjavës edhe në Indonezi. Në provincën e Papuas u raportuan të paktën 50 të vdekur dhe po aq të plagosur nga përmbytjet për shkak të shirave me furtunë që goditën vendin ishullor.

Qindra shtëpi kanë mbetur nën ujë ndërsa në zona të tjera,rrëshqitja e tokës, balta dhe pemët e rrëzuara në rrugë kanë vështirësuar kalimin si pasojë e tërheqjes së ujërave.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë shpallur një krizë humanitare dhe po pajisin autoritetet me ushqime, medikamente dhe qendra akomodimi.

Edhe pjesë të tjera të botës mbeten nën kërcënimin e përmbytjeve, siç janë disa rajone qendrore të Shteteve të Bashkuara apo edhe Britania e Madhe, e cila prej ditësh po përjeton shira të dendur veçanërisht në zonën e Jorkshajrit, Uellsit dhe Skocisë.

Artikulli paraprakMINISTRJA ‘BLIC’ NË BURGUN E DRENOVËS PAS SHKARKIMIT TË DREJTORIT
Artikulli tjetërKANABIS DHE EURO FALSE, ARRESTOHET 28 VJEÇARI