Kryekomisioneri Ilirjan Celibashki në një deklaratë për gazetarët ka folur në lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

‘Ka një forcë politike që e ka emrin PD. Deri në momentin që ne flasim është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kemi komunikime edhe me Ivi Kason. Ne do vlerësojmë legjitimitetin që do të sjellë dokumentacion në KQZ. Në kuptimin që është apo ky person me tagrin për të sjellë në emër të PD-së. Sot është përfaqësuesi i PD-së në KQZ, janë përfaqësues Logu dhe Sefa. Do jenë këto në vijim nuk e them dot por autorizimi që ato kanë është në përputhje me kodin zgjedhor. Do vlerësojmë legjitimitetin e atij që paraqet kërkesën dhe ky legjitimitet merret nga Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë. Kjo është një çështje që nuk e vendos KQZ. Këtë nuk e vendos KQZ është një institucion tjetër.’- u shpreh Celibashi.

Artikulli paraprakNGA ABETARJA E PËRBASHKËT UNIKE TE MËSUESIT NDIHMËS PËR NXËNËSIT ME AFTËSI NDRYSHE, KUSHI RENDIT ARRITJET E 2022: NUK I PËRMBUSHIM ENDE 100% NEVOJAT
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, ARRESTOHET 32-VJEÇARI, IU GJETEN DISA DOZA KANABIS