Aktorët e komedisë të teatrit “Migjeni” kanë bërë një reagim të fortë sepse sipas tyre bashkia Shkodër ka ulur pagesën bazë.

Përmes një VKM-je pushteti lokal duhet që të rrisë me 75 mijë lekë të vjetër pagën por nga ana tjetër bashkia përmes një vendimi të këshillit bashkiak të Shkodrës ka ulur pagesën bazë duke bërë që artistët në total të mos marrin më shumë se rreth 10 mijë lekë të vjetër shtesë nga 75 që duhej të merrnin. Është bërë edhe një takim në bashki dhe aktori Çinari thotë se kanë barazuar artistët me bordin e kullimit, një krahasim absurd për të. Në të njëjtën linjë është edhe aktorja tjetër Drande Xhaj e cila thotë më shumë paguhet një sanitare se sa një aktor në Shkodër. Trupa e komedisë mori pjesë në festivalin e komedisë në Mitrovicë dhe pasi ka ardhur në Shkodër është njohur me këtë fakt të papritur për ta duke marrë vesh se rritja e pagës do të jetë vetëm me rreth 10 mijë lekë të vjetër.

Artikulli paraprakMARRËDHËNIET, SHQIPËRI – GREQI, MINISTRI NË TIRANË
Artikulli tjetërAPELI LË NË BURG ISH-DREJTORESHËN E SHTEPISË SË FËMIJËS SHKOLLOR