Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo ka vënë në dyshim talentin e lojtarëve që transferohen te skuadrat për shifra të mëdha. Për televizionin portugez TV1, Ronaldo deklaron:

“Është shumë e vështirë të bësh llogari në futbollin modern pasi skuadrat rrezikojnë për të blerë lojtarë të rinj, industria e futbollit ka ndryshuar. Përveç Joao Felix, shumë lojtarë janë transferuar për një çmim mbi 100 milionë eurosh pa provuar talentin e tyre. Gjithçka bëhet për para tashmë. Një portier dhe një mbojtës mund të largohen për 70 ose 80 milionë euro. Unë nuk jam dakord me këtë fakt po nuk kemi çfarë të bëjmë pasi kjo është bota ku jetojmë dhe ne duhet ta respektojmë”.

Vetë portugezi u transferua në 2009 te Reali i Madridit për një shifër rekord në atë kohë prej 94 milionë eurosh. Së fundmi ai u transferua për 100 milionë euro tek Juventus po këto shifra e justifikojnë veten pasi Ronaldo është 5 herë fituesi i Topit të Artë dhe fitues i dhjetëra trofeve.

Artikulli paraprakMINISTRIA E FINANCAVE PËRGËNJESHTRON ADEMIN: JANË KRYER PAGESAT
Artikulli tjetërRAMA NXJERR FOTOT: JA SI DO TRANSFORMOHET VIJA E LIQENIT TË SHKODRËS