Në një rrëfim për gjithçka ndodhi në 2016-ën trajneri i Vllaznisë Armando Cungu e cilëson vitin që u mbyll të suksesshëm pasi e mori skuadrën nga lufta për mbijetesë duke e çuar në mesin e renditjes.

Nuk mohon se ndjente frike kur pranoi të marrë timonin e kuqebluve por nga ana tjetër kishte besimin e plotë tek vetja dhe lojtarët. Dashakeqësit për Vllazninë ishin të shumtë në 2016-ën thotë Cungu aq sa ndikojnë drejtpërdrejtë tek lojtarët. Teknikut Cungu dhe Vllaznisë i mungojnë rezultatet dhe trofetë por kjo nuk e ul aspak piacën e trajnerit. Në vitin që sapo ka nisur trajneri i Vllaznisë nuk pret supriza të mëdha ndërsa kërkon që secili të japë maksimumin sepse gjysma e dytë e sezonit ka më shumë vështirësi. Projektin për Vllazninë Armando Cungu synon ta vijojë gjatë duke tentuar që t’i rikthejë në piedestal kuqeblutë.

Artikulli paraprakSITUATA E BORËS, RAMA MBLEDH EMERGJENCAT
Artikulli tjetërSHPËRTHIM I FUQISHËM NË IZMIR, 10 TË PLAGOSUR