Një turp i quan trajneri i Vllaznisë akuzat që kanë ardhur nga shumë anë se Korabi ka toleruar ndaj skuadrës që ai drejton.

Tekniku Cungu garanton se Vllaznia ka marrë një fitore të pastër jo vetëm kësaj here por në çdo përballje që ka marrë pikë. Për teknikun Cungu Vllaznia nuk është aspak një peshë e lehtë për Skenderbeun siç aludohet dhe se s’ka shanse që kuqeblutë të tolerojnë por përkundrazi do jenë në fushën e lojës vetëm për fitore. Trajneri Cungu ka dëgjuar se e gjithë kjo që po ndodh mund të jetë një sulm politik por sipas tij politika duhet të jetë larg Vllaznisë dhe se ky ekip nuk është i asnjë force politike por i qytetit të Shkodrës. Kjo përgjigje e trajnerit Cungu vjen pas aludimeve se Vllaznia është toleruar në ndeshjen ndaj Korabit në fitoren 2-0, sfidë për të cilën në radhët e Korabit u pezulluan 3 lojtarë.

Artikulli paraprakTREGJET, AKU PARALAJMËRON BASHKINË SHKODËR
Artikulli tjetër5 KM RRUGË PENALIZOJNË TURIZMIN NË ZOGAJ