Edhe pse Vllaznia ka mbyllur llogaritë në Superligë duke siguruar mbijetesën, trajneri i kuqebluve kërkon një fitore në ndeshjen e fundit me Bylisin për të mbajtur vendin e 6-të në renditje.

Cungu thotë se ende nuk e di se kush do largohet nga ekipi. Edhe ka një mendim, ende nuk ka biseduar me drejtuesit e klubit. Tekniku i Vllaznisë shprehet se ka një kontratë afatgjatë me këtë klub dhe ofertat e tjera nga ekipe të Superligës nuk e tundojnë. Projektmi i Vllaznisë për sezonin e ardhshëm do të nisë pas ndeshjes së fundit me Bylisin që do të jetë në Shkodër. Trajneri Cungu dhe drejtuesit e klubit edhe pse kanë idetë e tyre ende nuk kanë nisur bisedimet për Vllazninë e re duke qenë se deri më tani është menduar vetëm për mbijetesën në kampionat.

Artikulli paraprakAKADEMIA VLLAZNIA PJESË E DEBATIT NË “STAR SPORT”
Artikulli tjetërDËNOHET ME NJË VIT BURG DJALI I DEPUTETIT MËHILL FUFI