Ndeshja Vllaznia-Teuta për trajnerin e kuqebluve Armando Cungu është shumë e rëndësishme për shkak se zhvillohet me një rival direkt.

Për teknikun Cungu skuadra e tij do bëjë maksimumin ndaj ekipit durrsak. Trajneri Cungu shprehet se Vllaznia ndaj Teutës objektiv të vetëm ka vetëm fitoren dhe asnjë rezultat tjetër.

Vllaznia arriti që në sfidën e fundit të fitojë me Laçin duke iu larguar mbijetesës ndërsa tashmë një fitore me Teutën bën që në kampin kuqeblu të rikthehet thuajse plotësisht qetësia edhe pse ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur.

Artikulli paraprakNË VIT, MBI 100 PERSONA TË PREKUR ME KANCER
Artikulli tjetërBANORET E THETHIT PROTESTE PËR BLLOKIMIN E RRUGËS