Në ditet e sotme kur mjetet dhe burimet e informacionit janë të shumëllojshme qytetarët e Shkodrës vijojnë të gjejnë një stacion të sigurtë të bibliotekën “Marin Barleti”.

Por dashamirët e librit të cilët janë të abonuar në bibliotekë po i keqpërdorin librat gjatë leximit duke rrezikuar kështu që ta humbasin vlerën kulturore që ato kanë.

Drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti” Gjovalin Çuni i bën apel lexuesve që në atë gjendje që i marrin librat në bibliotekë ashtu duhet ti kthejnë pas sepse po i keqpërdorin.

Sot biblioteka “Marin Barleti” ka fonde të çmuara që i takojnë sidomos albanologjisë, fondit që i takojnë balkanologjisë, fondi i perëndimit në të cilën ruhen libra pak a shumë në gjuhën latine.

Pastaj vijnë fonde të tjera, siç është fondi i fëmijëve, fondi i librit shqip etj. Mediateka që është një element tjetër që i është shtuar bibliotekës dhe fondi i librit të digjitalizuar.

Biblioteka ruan në fondet e saja rreth 270 mijë kopje dhe afërsisht rreth 80 mijë tituj

 

Artikulli paraprakFSHATI BARDHANJOR 27 VITE PA UJË, PA DRITA, PA RRUGË…
Artikulli tjetërVLLAZNIA ,FEMRAT NË CHAMPIONS LEAGUE