Ambasadori Italian në Shqipëri Alberto Cutillo nga Shkodra tha se shtyrja e zgjedhjeve vendore pa një marrëveshje politike do të ishte një arnw me e keqe se e grisura. Këtë deklaratë e bëri gjatë takimit që pati si i ftuar tek akademia e lidershipit rinor në qendrën rinore Arka.

Situata në Shqipëri është komplekse tha ambasadori italian dhe se rregullat kanë devijuar

Lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE ambasadori Cutillo tha se i më të mundshmet janë tri mundësi

Në fund ambasadori italian foli edhe për shtetet që janë kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE si Franca apo Holanda ndërsa tha se mjafton që një shtet i BE të jetë kundër dhe negociatat nuk mund të çelen.

Sa i përket kriminalitetit ambasadori Cutillo u shpreh se ka një rritje në Shqipëri por po ashtu është rritur edhe serioziteti i institucioneve për ta luftuar atë.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI E FTUAR NË TONIGHT NË STAR PLUS
Artikulli tjetërSTAR TREND – 04.06.2019