Elseid Hysaj vazhdon të jetë në qendër të merkatos.

Mbrojtësi i kombëtares dhe Napolit, edhe ndaj Zvicrës, përpos ndonjë gabimi që erdhi edhe si mungojë e përvojës në këto kompeticione të mëdha, ku Shqipëria debutante, luajti një ndeshje të mirë. Pikërisht disa “scout” anglezë në stadium e kanë ndjekur, por sidomos Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit i cili, sipas “Daily Star”, ka gati 15 milionë stërlina për yllin kuqezi. Pikërisht fakti që shkodrani mund të luajë si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë të mbrojtjes është ai që ka bërë për vete trajnerin francez, i cili ka nevojë për një futbollist me këto karakteristika, lidhur edhe me faktin se Bellerin do të transferohet te Barcelona. Por, çfarë do të bëjë Napoli? Vështirë që axurrët të heqin dorë nga “xhevahiri” i tyre dhe, për këtë arsye, menjëherë sapo të mbyllet Europiani, do të kenë një takim me agjentin e lojtarit, për të rënë dakord mbi shifrat: trefishim rroge dhe shtyrje e kontratës, e cila skadon në vitin 2018. Presidenti De Laurentis, sipas burimeve të sigurta nuk do të ulej në tavolinë për më pak se 25 milionë euro, duke qenë se e konsideron Hysajn një futbollist me shumë potencial dhe që, pas një sezoni, mund të vlejë edhe 40 milionë euro.

Artikulli paraprakSABAH BIZI: NJË ËNDËRR QË SHQIPËRIA ËSHTË NË EUROPIAN
Artikulli tjetërSTARTON NË SHKODËR, FESTIVALI I MUZIKËS MODERNE, EDICIONI I 5-të