Moti me reshje të dendura shiu dhe erë la ditën e djeshme pa energji elektrike 11 fshatra të njësisë administrative Dajç. Prej orëve të vona të mbrëmjes e deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure mijëra familje u përballen me errësirën për shkak të rrjetit të amortizuar elektrik.

Për të penguar takimin e kabllove në shtylla elektrike, banorët kanë gjetur si zgjidhje vendosjen e shisheve pranë shtyllave. Banorët e fshatit Mushan tregojnë se mbrëmjen e kaluar e kanë kaluar me frikën se mos I digjen paisjet elektroshtëpiake, siç shpesh herë ka ndodhur.

Ndërkohë ata kërkojnë që të inevstohet në rrjetin elektrik të fshatit.
Në asnjë nga 11 fshatrat e njësisë administrative Dajç nuk është investuar për mirëmbajtjen e rrjetit elektrik.

Janë vetë banoërt ato që pranojnë se u është dashur të riparojnë vetë kabllot e dëmtuara, si shkak I mungesës së elektriçistëve në këtë zonë. Ndërkohë që rrjeti elektrik I amortizuar më shumëse problem shqetësues, mbetet kërcënim për jetën e mijëra banorëve në këtë njësi administrative.

Artikulli paraprakM.MADHE, SPECIALISTËT: BASHKIA TË FOKUSOHET TEK BUJQËSIA
Artikulli tjetërVUKATANË, KANALET KULLUESE JASHTË FUNKSIONIT