Reshjet intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit por edhe shkarkimet nga hidrocentralet kanë përkeqësuar situatën e krijuar nga përmbytjet në njësinë administrative Dajç. Administratori I zonës Gjovalin Darragjati bën të ditur se niveli I ujit në zonat e përmbytura është rritur me 58cm ndërsa sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura është zgjeruar ndjeshëm.

Administratori e quant ë pafalshëm mungesën e bashkëpunimit mes bashkisë Shkodër dhe Institucionit të Prefektit për sigurimin e bazës ushqimore për gjënë e gjallë. Sipas tij, fermerët janë detyruar ta blejnë vetë gjatë këtyre ditëve që mungon furnizimi.

Ndërkohë, një vëmendje e veçantë po I kushtohet edhe të moshuarve të cilët jetojnë të vetmuar dhe jetojnë pranë zonave të prekura nga uji.

Siëprfaqja e tokës bujqësore të përmbytur arrin në 450 hektarë, rreth 200 hekatrë më shumë se një ditë më parë. Njësoj si në zona të tjera të përmbytura, problemi më I madh gjatë këtyre ditëve mbetet sigurimi I bazës ushqimore për gjënë e gjallë duke I lënë qindra fermerë në vështirësi.

Artikulli paraprak“LLASTOHET” VLLAZNIA, KASTRIOTI E NDAL NË SHKODËR 0-0
Artikulli tjetër1330ha TOKË E PËRMBYTUR NË ZONËN E NËNSHKODRËS