Ka përunduar rikonstruksioni i rrugës së fshatit Mushan, njësinë administrative Dajç. Investimi me fondet e Bashkisë Shkodër parashikonte ndërhyrje të plotë, punime per kullimin, shtresat dhe sinjalistikën vertikale e horizontale.

 

Për nënkryetarin e Bashkisë Shkodër, Arben Gjuraj, ky investim përmirëson jetën e banorëve të zonës.

Banorët e zonës, janë të kënaqur me investimin e kryer nga bashkia Shkodër.
Punimet e pëefunduar janë inspektuar nga kryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi që është takuar me banorë të zonës, të cilët e kanë falenderuar për këtë investim.

 

Investimi për segmentin e parë të rrugës së Mushanit arrin në 9.6 milion lekë dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për rreth 2 mijë banorë të kësaj zone.

Artikulli paraprakPAS ARRESTIMIT, FLET AUTORI I MASAKRËS NË SELENICË
Artikulli tjetërFUSHË ARRËZ, INVESTIME NË INFRASTRUKTURËN RRUGORE