Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e testit të gjuhës së huaj.

Në provim morën pjesë 36,134 maturantë, nga ku 3.29 % rezulton se kanë ngelur dhe 96.71% kalues. Maturantëve u kanë mbetur edhe një provim, ai i lëndës me zgjedhje, i cili do të zhvillohet ditën e hënë me 24 qershor duke mbyllur kështu edhe ciklin e Maturës Shtetërore 2019.

Edhe provimi i maturës ka shërbyer si një motiv për të “përplasur” dy krahët politike në vend. Opozita ka akuzuar se teza e provimit ka dalë më herët, me qëllim “korruptimin” e maturantëve në prag të fushatës elektorale,

por një gjë e tillë është mohuar nga Ministria e Arsimit dhe vetë ministrja Besa Shahini. Kjo e fundit, pak ditë më parë ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, teksa theksoi se zhvillimi i provimit është bërë nën masa të rrepta monitorimi.

Linku i rezultateve

Click to access rezultate_d3_msh2019.pdf

Artikulli paraprakRAMA: META KOMPLEKS, KA BËRË GJËRA TË MIRA, POR TANI NXITI DHUNËN
Artikulli tjetërXHEVDET AMULI THIRRJE QYTETAREVE PER PROTESTEN E SOTME TE OPOZITES