Nga 11 fshatra që ka njësia administrative e Dajçit, në shumë pak për të mos thënë aspak prej tyre ka investuar qeveria. Administratori Gjovalin Darragjati thotë se janë hartuar projekte të ndryshme por Bashkia Shkodër

nuk mund ti përballojë me buxhetin që ka, ndaj duhet të ndërhyjë sa me parë qeveria për keto investime. Darragjati nga ana e tij i kërkon qeverisë që të mbështesë kryesisht fermerët të cilët ende nuk kanë përfituar asnjë subvencionim edhe pse dida herë ka shkuar në zero nga përmbytjet.

Një problem sipas tij vazhdon të mbetet akti i marrjes së titullit të pronësisë që po penalizon fermerët sepse nuk mund të marrin subvencione pa patur dokumentacionin e nevojshëm

Gjate përmbytjeve te muajit mars, ne njësinë Administrative te Dajçit u permbyten rreth 1500 hektar toke, kryesisht ne fshatrat Shirq, Mushan, Rrushkull, Samrisht, Darragjat e tjerë

Artikulli paraprakEDUART NDOCAJ, KANDIDAT PËR BASHKINË E LEZHËS
Artikulli tjetërHENDBOLL, VLLAZNIA NDESHJE MIQËSORE NË SHKODËR